UniStore rezervon të drejtën të përpunojë të dhënat personale të blerësve të saj në mënyrë që të përmirësojë experiencen e blerjes dhe marrëdhënien me ta dhe të promovojë produktet. Kompania mbledh direkt nga blerësi në momentin përfundimit të porosisë të dhënat e mëposhtme:
Emër, Mbiemër , Gjinia, Adresa, Qyteti, Tel, Email.
Vetëm personat mbi moshën 18 vjeç e lart duhet të jenë në gjendje të bëjnë një porosi në UniStore web. Nëse konstatohet kryerja e ndonjë porosie apo vendosja e ndonjë të dhënë personale nga një person nën moshën 18 vjeç pa një pajtim të verifikueshëm prindëror, këto të dhëna do të fshihen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe porosia nuk do të proçedohet.
Qëllimet për të cilat UniStore do të përpunojmë të dhënat blerësve janë si më poshtë:
Procesi i përpunimit të të dhënave personale zhvillohet në atë mënyrë që siguron konfidencialitetin e tij. Kompania dhe bashkëpunëtorët e saj përdorin masat e duhura teknike dhe organizative të sigurisë, ndjekin rregullat dhe procedurat e tjera për të mbrojtur të dhënat personale të blerësit nga çdo qasje e paautorizuar, keqpërdorim apo dhe çdo formë tjetër e përpunimit të paligjshëm
Të dhënat personale të blerësve do të përpunohen nga vetë UniStore e cila merr masa për mbrojtjen e të dhënave personale të blerësit bazuar në dispozitat / kufijtë specifikë në lidhje me përpunuesit e të dhënave personale të Ligjit Shqiptar nr. . 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.
Për të gjitha qëllimet e përmendura më lart blerësi mund të ushtrojë në çdo kohë të drejtën për ti korrigjuar dhe/ ose fshirë të dhënat e tij personale, duke kontaktuar Shërbimin e Klientit të kompanisë përmes kanaleve të mëposhtme të kontaktit:
Tel: +355 69 20 40 599
E-mail: info@unistore.al
Anëtarët kanë të drejtat e mëposhtme:
a) Të kërkojë nga kompania që të azhornojë dhe korrigjojë çdo të dhënë personale të vjetëruar ose të pasaktë që shoqëria mban për të (e drejta e ndreqjes);
b) Të heqë dorë nga çdo komunikim marketing që kompania mund t’i dërgojë;