Këto terma të përgjithshme për blerjen online rregullojnë përdorimin e faqes www.unistore.al (referuar në vazhdim si UniStore web) e cila është në pronësi të kompanisë UniStore shpk e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me numër unik identifikimi (NIPT) M41508042C, me seli në adresën: Rruga Egnatia, Tirana Industrial Park, Magazina Nr.19, Kashar, Tiranë dhe gjithë klientëve (referuar në vazhdim si Blerësi) që dëshirojnë të kryejnë blerje nga markat e manaxhuara nga kjo kompani të cilat janë: MITSUBISHI ELECTRIC, HISENSE, CLIVET, AIRSTAR, SENIO CLIMA dhe LONGI nëpërmjet faqes së internetit www.unistore.al
Këto kushte të përgjithshme aplikohen në blerjen e të gjitha artikujve të markave të UniStore nëpërmjet UniStore web nga bleresit i cili duhet të jetë në moshë madhore mbi 18 vjeç për të kyer një porosi. Porosia dërgohet / shpërndahet në të gjithë Shqipërinë. UniStore ruan të drejtën e anullimit të porosisë apo llogarisë së klientit nëse konstatohen spekullime, keqpërdorime me shërbimin e ofruar. UniStore nuk mban përgjegjësi për viruset kompjuterike që mund të ketë faqja e internetit. Klienti merr përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, web të ndryshme, etj.) për të kryer blerje në mënyrë elektronike.
Për të kryer blerje në rrugë elektronike, klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë për të vepruar. UniStore nuk mban përgjegjësi për porosi të kryera nga persona nën moshën 18 vjeç, të cilat janë kryer rregullisht nëpërmjet llogarisë së klientit. Në këto raste klienti do të mbajë përgjegjësinë e plotë dhe kostot në lidhje me transaksionin e kryer. Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, çmimin total të produktit, i cili përfshin edhe koston e dorëzimit të produktit. Për kryerjen e porosisë, klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Gjatë kryerjes së porosisë së parë dhe / ose gjatë rregjistrimit të tij në faqen e internetit të UniStore, klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet sekret nga klienti. Për çdo vizitë në faqen e internetit, klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e klientit ose në rast se do të kryejë një porosi, klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave. Informacionet e rregjistruara nga sistemi i UniStore shërbejnë si provë të komunikimeve, porosive dhe pagesave të kryera ndërmjet UniStore dhe klientëve. Verifikimi i të dhënave të klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera në faqen e internetit të UniStore. UniStore nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të UniStore.
Çmimet e aplikueshme në blerje janë ato të publikuara në UniStore web në ditën dhe orën që do të kryhet blerja. Çmimet janë të detajuara për secilin artikull dhe kanë të përfshirë në të TVSH (tatimin mbi vlerën e shtuar) sipas ligjeve, por jo taksa të tjera. Vlera e kostos së transportit do ti bëhet me dije blerësit në mënyrë të detajuar në momentin e kryerjes së porosisë.
Pagesa do të bëhet në fund të mbylljes së procesit të blerjes. Mënyrat aktive të pagesës për blerjen e bërë nëpërmjet UniStore web janë ato të:
Në rast se UniStore nuk mundëson përmbushjen e një pjese të porosisë apo porosinë e plotë të klientit atëherë pagesa do të zbritet / rimburoshet çmimi / vlera e produkteve të padërguara brënda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve kalendarike pune. Gjatë kryerjes së pagesës klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave pjesë e sistemit te kontrollit të qëndrës së përpunimit të të dhënave të bankës. Të dhënat bankare të klientit janë të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit. Ato nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të UniStore dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të UniStore. UniStore nuk mban asnjë përgjegjësi nëse karta bankare e përdorur, me të cilën kryhet një pagesë në faqen e internetit www.unistore.al është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, nëse banka përkatëse autorizon pagesën. Në rast se produkti që ju keni porositur nuk është më i disponueshëm, UniStore do ju rimbursojë vlerën e blerjes brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve.
Çdo mënyrë pagese zgjidhet nga vetë klienti përgjatë procesit të blerjes. Klienti duhet të njoftojë menjëherë UniStore në rastet kur ai konstaton që ai është ngarkuar me pagesa / komisione jo të sakta. Njoftimi mund të bëhet nëpërmjet, whatapp 069 20 40 599 apo email në info@unistore.al në mënyrë që UniStore të ndërmarrë sa më shpejt hapat e duhur për zgjidhjen e problemit.
Shpërndarja do të bëhet brenda periudhës kohore prej 2 – 3 ditësh pas konfirmimit të porosisë me çdo mjet komunikimi nga sherbimi i klientiti UniStore. Klienti është i detyruar të japë të dhëna të vërteta, të sakta e të detyrueshme për pranimin dhe dorëzimin e porosisë. UniStore nuk është përgjegjëse për pasojat e ngjarjeve që janë përtej kontrollit të saj, të tilla si ngjarje të forcës madhore ose që varen nga ofruesi i transportit, të cilat do të vononin ose ndalonin dorëzimin e produkteve të porositura. Dorëzimi do të bëhet në adresën që klienti do të deklarojë sipas opsioneve më poshtë.
Kosto e transportit do të jetë 2,000 lekë për porosi brënda qytetit të Tiranës dhe 2,000 lekë për porosi në të gjithë rrethet e Shqipërisë. Transporti për shpërndarje standarte për blerje mbi 200.000 lekë do të ofrohet FALAS nga UniStore. Ofruesi ynë i transportit do të kontaktojë klientin ditën e dorëzimit të porosisë për të konfirmuar kohën dhe vendin e dorëzimit. Klienti duhet të bëjë kontrollin e produkteve të dorëzuara nga transportuesi dhe nëse vëren që pakoja është e hapur dhe se produktet mungojnë nuk duhet të bëjë pagesën dhe të pranojë porosinë. Nëse produktet janë të dëmtuara klienti duhet të kontaktojë shërbimin e klientit në numrat e kontaktit ose të dergojë mail në info@unistore.al ku të përshkruajë të gjitha vërejtjet. Këto vërejtje duhet të jenë të qarta (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga UniStore për zëvendësimin e produktit. Gjithashtu, email-it duhet ti bashkangjiten foto të produktit sëbashku me dokumentin zyrtar të blerjes së artikullit (kuponin tatimor). Reklamimet për difekte duhet të realizohet brenda ditës që merret porosia.
Pas kryerjes së porosisë, UniStore i konfirmon klientit marrjen e porosisë nëpërmjet caktimit të numrit të porosisë. Klienti do të marrë një e- mail, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë. Porosia e klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga UniStore. Data e konfirmimit figuron në email-in që i dërgohet klientit. Për porosi të veçanta, UniStore ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë nga kienti. Në këtë rast, klienti njoftohet nëpërmjet një email-i për dokumentet që duhet të dërgojë për të marrë konfirmimin përfundimtar të porosisë së tij. UniStore ruan të drejtën të anullojë një porosi në rast se klienti nuk paraqet dokumentet ose informacionin e kërkuar, ose në rast se konsiderohet se këto dokumente nuk janë të përshtatshme. Porosia e klientit mund të anullohet nga UniStore për çdo arsye, veçanërisht në rast mungese të informacionit të detyrueshëm për dërgesën e porosisë. UniStore informon klientin përkatësisht.
Ka trajtime dhe procedura të ndryshme për raste kur nga blerësi do të kërkohet ndërrim apo kthim produkti. Më poshtë gjenden përshkrimet e karakteristikave të secilit rast, kostot dhe kushtet e pranimit:
Trego kujdes dhe mos harro të bësh në kohë kontrollin e produkteve të dorëzuara nga transportuesi dhe nëse vëren se produktet mungojnë nuk duhet të bëni pagesën dhe të pranoni porosinë. Në rast se artikulli është i dëmtuar apo fizikisht jo i njëjtë me atë që keni porositur atëherë kostot e transportit për kthimin e artikullit janë në përgjegjësinë tonë dhe do të mbulohen nga ne. Vërejtjet tuaja duhet ti paraqisni me email (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga UniStore për zëvendësimin e produktit. Gjithashtu, email-it duhet ti bashkangjiten foto të produktit së bashku me dokumentin zyrtar të blerjes së artikullit (kuponin tatimor, email-in konfirmues). Ky reklamim dhe çdo kërkese tjetër duhet të realizohet brenda ditës që merret porosia në dorëzim.
UniStore ka kohë 14 ditë nga dita e kërkesës së klienti (dorezimit të porosisë) për të mbyllur kërkesën e klientit. Kostot e transportit për ndërrimin e artikullit do të jenë tuajat nëse artikulli plotëson të gjitha kushtet e gjendjes fizike të tij por ju po e ndërroni sepse nuk e pëlqeni apo ndërroni mendje për porosinë e kryer.
Kini parasysh se nëse doni të ktheni artikullin, duhet të jeni kujdesur për të ndërsa e keni në zotërim. Kjo nënkupton që duhet të ruani paketimin origjinal, mbështjellëset apo çdo letër tjetër informuese e plotësuese që ju ka ardhur së bashku me artikullin.
UniStore nuk garanton disponueshmërinë e plotë në çdo moment të artikujve të publikuar në faqen UniStore web. Në rast mungese të artikullit, i cili nuk është gjendje në magazinë pavarësisht dhe vazhdon të jetë i reklamuar në web, UniStore i rezervohet e drejta për ta ndarë me ju këtë informacion me çdo mjet të përshtatshëm komunikimi dhe ju nuk do të keni asnjë detyrim për të vazhduar më tej porosinë me ne.
Për çdo pyetje, sugjerim, problem etj lidhur me dyqanin online të Unistore , klienti mund të kontaktojë Sherbimin e Klientitn nëpërmjet kanaleve me poshtë:
-Telefon: +355 69 20 40 599
-Whatsapp: 069 20 40 599
-Email: info@unistore.al
Departamenti i Shërbimit të klientit do të presë dhe do ti përgjigjet shqetësimeve të klientëve sa më parë të jetë e mundur.
UniStore ruan të drejtën e modifikimit në çdo kohë të termave e kushteve të pergjithshme për blerjen online në UniStore web, apo të ndërpresë shitjen nëpërmjet tij, por kjo do të bëhet pa dëmtuar në asnje mënyrë porositë që janë në proces faturimi, paketimi apo dorëzimi.
UniStore web është faqja zyrtare e UniStore. Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive manaxhuar nga UniStore dhe nga vete. Kjo faqe përdoret sipas kushteve të përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar.
UniStore rezervon të drejtën të përpunojë të dhënat personale në mënyrë që të përmirësojë menaxhimin e marrëdhenies mes klientelës së saj dhe të promovojë produktet e shërbimet e ofruara në Unistore web. Mbledh nga blerësi në momentin e bërjes së porosisë të dhënat e mëposhtme:
Emër Mbiemër, Gjinia, Adresa, Qyteti, Tel, Email.
Vetëm personat mbi moshën 18 vjeç e lart duhet të jenë në gjendje të bëjnë një porosi në Unistore web. Nëse konstatohet kryerja e ndonjë porosie apo vendosja e ndonjë të dhëne personale nga një person nën moshën 18 vjeç pa një pajtim të verifikueshëm prindëror, këto të dhëna do të fshihen sa më shpejt që të jetë e mundur.
Qëllimet për të cilat ne përpunojmë të dhënat blerësve janë si më poshtë: