Unistore – Shitës i autorizuar i markave më të mira!

Transporti

Kushtet e Dërgimit të Porosisë në Shqipëri

Të gjitha blerjet e konfirmuara në ditët zyrtare të punës do të proçesohen dhe dërgohen brenda 2-3 ditësh. Porositë e bëra ditën e dielë ose në ditët e festave zyrtare do të proçesohen në ditën pasardhëse të punës.

Kostot e transportit

Kostoja e transportit për produktet tona është 2 000 lekë për njësi. Për blerje mbi 200 000 lekë, transporti do të jetë falas, pavarësisht qytetit ku do të dërgohet porosia apo mjetit të transportit. Transporti për Klientët të cilët përzgjedhin shërbimin e montimit nëpërmjet bashkëpunëtorëve tanë do të jetë falas.

Marrja e porosisë

Unistore nëpërmjet transportuesit do të dorëzojë produktet e porositura në adresën e caktuar nga Klienti, në pikën më të afërt të aksesueshëm nga mjeti.

Probleme me porosinë

Ne duam që ju të keni eksperiencën më të mirë në Shqipëri me blerjet elektronike, prandaj nëse hasni çfarëdolloj problemi me porosinë, ju lutem kontaktoni shërbimin e kujdesit të klientit.

Kontakti me Kujdesin për klientin

Kur ju kontaktoni shërbimin e kujdesit për klientin ju lutemi të jepni të dhënat e mëposhtme në mënyrë që të keni asistencën e kërkuar në kohë sa më të shkurtër:

  1. Emrin tuaj
  2. Numrin tuaj të kontaktit ose emailin
  3. Datën kur keni kryer blerjen (nëse e dispononi).
  4. Kodin referues të blerjes (nëse e dispononi).
  5. Numrin e gjurmimit të dërgesës (nëse e dispononi).
  6. Përshkrim të shkurtër të problemit që keni.